RTSH Sport Live

Tottenham në krizë, Newcastle thyhet nga Everton

  • 08/12/2023
  • |
  • Angli
Tottenham në krizë, Newcastle thyhet nga Everton
Vetëm një pikë në pesë javët e fundit për skuadrën e Postecoglou, të përmbysur nga Hammers. Disfatë edhe për skuadrën e Howe

Një tjetër humbje për Tottenham, i përmbysur në shtëpi nga West Ham. Romero zhbllokoi në fillim, por në pjesën e dytë Hammers reaguan me Bowen dhe Ward-Prowse. Është një krizë për skuadrën e Postecoglou, e cila pas një fillimi të shkëlqyer në kampionat, tani ka marrër vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit. Spurs janë ende në vendin e pestë, por tani Arsenali në vendin e parë është nëntë pikë larg.

Pasi mposhti Chelsean dhe Manchester Unitedin, Newcastle bie në fushën e Everton. Skuadra e Dyche i rezistoi sulmit të miqve deri në dhjetë minutat e fundit, në të cilat shpërtheu duke gjetur tre gola: McNeil, Doucourè dhe në fund Beto nënshkruan një fitore të rëndësishme, e cila e nxori Evertonin nga zona e rënies pavarësisht dhjetë pikëve dënimi. Skuadra e Howe ngadalëson dhe momentalisht është jashtë zonës së Evropës.