RTSH Sport Live

Tragjedi në Indonezi, vdes futbollisti i goditur nga rrufeja

  • 12/02/2024
  • |
  • Të tjera
Tragjedi në Indonezi, vdes futbollisti i goditur nga rrufeja
Lojtari i FBI Subang, Septian Raharja humbi jetën në spital, ja çfarë ndodhi

Tragjedi në futbollin e Indonezisë. Gjatë ndeshjes miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang, rrufeja goditi Septian Raharja, lojtar i ekipit mik. Indoneziani u rrëzua në tokë, bashkëlojtarët e tij dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë.

Episodi daton pasditen e së shtunës 10 shkurt në stadiumin Siliëangi në Bandung. Rrufeja e goditi drejtpërdrejt në gjoks, aq sa në atë moment iu gjet një plagë e thellë në trup. Këpucët u gjetën të djegura. Futbollisti është transportuar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë pas disa minutash. Klubi i tij, FBI Subang, i dërgoi një deklaratë ngushëllimi familjes dhe tha se ata do të hapin një hetim për të verifikuar se nuk kishte të meta në sistem.