RTSH Sport Live

U godit Cara, katër ndeshje pa tifozë për Kukësin

  • 23/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
U godit Cara, katër ndeshje pa tifozë për Kukësin
Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për parregullsitë e evidentuara në fundjavë

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka zbardhur vendimet e marra për të gjitha parregullsitë e evidentuara në fundjavë. E ka pësuar Kukësi, ku në ndeshjen me Partizanin u godit sulmuesi i të kuqve, Tedi Cara. Verilindorët do të zhvillojnë katër ndeshje pa praninë e tifozëve si dhe janë gjobitur me 100 mijë lekë.

Partizani dhe Teuta vazhdojnë të gjobiten me shumën prej 50 mijë lekësh, ashtu si në javët e mëparshme apo dhe në sezonin e kaluar, për mosvendosjen e stemës së “Abissnet Superiore” në fanellë.

VENDIMET:

. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

2. KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

7. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.