RTSH Sport Live

Union Berlin, gjysmëfinalist me përmbysje

  • 01/03/2022
  • |
  • Gjermani
Union Berlin, gjysmëfinalist me përmbysje
Beker dhe Voglzamer japin kualifikimin përballë St’Paul në atë fitore 2-1

Union Berlin është gjysmëfinalist i Kupës së Gjermanisë, teksa me përmbysje, në atë përballje të ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka fituar 2-1 ndaj St’Paulit. Edhe pse dy skuadra në kategori të ndryshe, Union Berlini në Bundesligën 1 dhe St’Paul në të dytën, ndeshja ka qenë interesante. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Kiereh në të 21’.

Union Berlin ushtron presion, por St’Paul është i rrezikshëm në kundërsulm sikurse ka ndodhur në të 40’ Ritzkan, apo dhe në të 45’ me Burgstaler, por pa rezultat. Dhe në minutën e parë shtesë Union Berlin gjen golin e barazimit, që mban firmën e Beker. Në pjesën e dytë golin e kualifikimit për Union Berlin do ta firmoste Voglzamer në të 75’. Fundi i lojës është i lodhshëm për vendësit, ndërsa në dy goditje këndi St’Paul i ka shkuar shumë pranë barazimit.

Me shumë fat, Union Berlin fiton 2-1 dhe kalon në raundin gjysmëfinal. E mërkura në ora 18:30 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar do të sjellë Hanover’96 – Lajpsig, ndërsa çiftet e tjera për të përcaktuar gjysmëfinalistët e këtij sezoni janë Hamburg – Karlsruhe dhe Bokum – Frajburg