RTSH Sport Live

Urdhër i Kim Jong-un, ndeshjet e Totenhemi s’do të transmetohen më në Korenë e Veriut

  • 15/02/2025
  • |
  • Të tjera
Urdhër i Kim Jong-un, ndeshjet e Totenhemi s’do të transmetohen më në Korenë e Veriut

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vendosur që të mos transmetohen më takimet e Totenhem Hotspur në shtetin aziatik.

26 millionë banorët e Koresë së Veriut nuk do të kenë më shansin të shikojnë Totenhemin pasi në ekipin londinez aktivizohet koreano-jugori Son Heung-min.

Në Korenë e Veriut nuk transmetohen edhe takimet e Uolverhampton Uonderers dhe Brentfordit pasi aktivizohen respektivisht Hwang Hee-chan dhe Kim Ji-soo.

Takimet e Premier League transmetohet nga televizoni shtetëror “KCTV” katër muaj pasi ato luhen. Pra tani në Korenë e Veriut transmetohen takime të mbajtura katër muaj më parë.