RTSH Sport Live

Vasër mbërrin në Maranelo

  • 10/01/2023
  • |
  • Formula 1
Vasër mbërrin në Maranelo
Te Ferrari nis puna për Botërorin 2023 të Formula 1

Te Ferrari janë në punë të gjithë në Maranello, por jo vetëm. Skuadra italiane ka bërë takimin e parë zyrtar me drejtorin e ri, Frederic Vasseur, me qëllim njohjen me pilotët dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit. Në takim kanë qenë edhe dy pilotët e Ferrarit, Charles leclerc dhe Carlos Sainz. Nuk publikohen detaje nga takimi por Leclerc e ka patur më të lehtë komunikimin me Vasseur për shkak të gjuhëse frënge që flasin të dy, ndërsa për spanjollin Sainz është dashur ndihma e përkthimit.

Në takim është folur për zhvillimin e makinës së re Ferrari që do të konkurrojë në botërorin 2023, më pas të gjithë kanë shkuar në fabrikë për në ndjekur më nga afër punën që po bëjnë inxhinierët dhe mekanikët e Maranellos. Testet kolektive para Kampionatit Botëror janë planifikuar të zhvillohen nga e enjtja 23 deri të premten 25 shkurt në Sakhir, e njëjta pistë në të cilën do të nisë Kampionati Botëror një javë më pas, me GP të Bahreinit të planifikuar për të dielën më 5 mars.

Por përpara garës do të jetë zbulimi i makinës së re njëvendëshe, i planifikuar për të martën e 14 shkurtit. E përpara zbulimit të makinës së re te Ferrari presin edhe zyrtarizimin e të gjithë pjesëtarëve të grupit drejtues të skuadrës italiane si dhe lajmet e mundshme që do të vijnë më pas.