RTSH Sport Live

Vdekja e Astorit ishte vrasje nga pakujdesia

  • 09/07/2024
  • |
  • Të tjera
Vdekja e Astorit ishte vrasje nga pakujdesia
Gjykata e Apelit e Firences konfirmoi dënimin e vendosur për Prof.Giorgio Galanti në shkallë të parë.

Për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, Gjykata e Apelit të Firences konfirmoi dënimin me një vit burg, të vendosur në shkallë të parë më 2 prill 2021, për profesorin Giorgio Galanti, ish-drejtor i Mjekësisë Sportive në Careggi dhe me të kaluarën si konsulent sportiv për Fiorentinën, i akuzuar për vrasje. Astori u gjet i pajetë mëngjesin e 4 marsit 2018 në dhomën e tij të hotelit në Udine, ku ndodhej me ekipin.

Sipas prokurorisë, vdekja është shkaktuar nga kardiomiopatia ventrikulare aritmogjene, një patologji e pa diagnostifikuar. Nëse sëmundja do diagnostikohej, atëherë lojtari do shpëtohej.