RTSH Sport Live

Vedat Muriqi synon Fenerbahçen

  • 12/10/2021
  • |
  • Kosova
Vedat Muriqi synon Fenerbahçen
Sulmuesi i Lacios kontakton trajnerin e skuadrës turke

Vedat Muriqi është më pranë rikthimit në Turqi te Fenerbahce. Sulmuesi i Lazios, nuk po arrin të bindë në skuadrën kryeqytetase dhe aktualisht është një nga emrat më të kontestuar në Romë. Gjatë këtij sezoni, Murriqi nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës, ndërsa trajneri Maurizio Sarri nuk e konsideron titullar në skuadrën e tij.

Në këtë mënyrë, bomberi kosovar ka nisur kontaktet me drejtuesit e Fenerbahces për një rikthim të mundshëm në Stamboll që në muajin Janar. Sipas mediave italiane, ai ka kontaktuar personalisht me trajnerin Vitor Pereira.

Gjithsesi, bisedimet mes Lazios dhe Fenerbahces nuk do të jenë të lehta pasi klubi Italian e transferoi në Romë për rreth 20 milionë Euro më shumë se një vit më parë. Edhe pse kartoni i shtatlartit është zhvlerësuar, Fenerbahce ka gati 9 milionë Euro, shumë që sipas të gjitha gjasave nuk do të pranohet nga presidenti Claudio Lotito.

Bisedimet mund të zgjasin përtej janarit për një transferim të mundshëm të Muriqit gjatë merkatos së verës por tashmë vetë lojtari e kamarrë vendimin për t’u larguar nga Serie A.