RTSH Sport Live

Verstapen bën kryeveprën e fundit, fiton në Abu Dhabi

  • 20/11/2022
  • |
  • Formula 1
Verstapen bën kryeveprën e fundit, fiton në Abu Dhabi
Leclerc e mbyll garën i dyti dhe shpallet nënkampion bote

Max Verstappen bën kryeveprën e fundit në këtë sezon të Formula 1,  duke dominuar Çmimin e madh të Abu Dhabit nga fillimi deri në fund. Por Charles Leclerc, me një strategji me një ndalesë ashtu si edhe piloti holandez, arriti të ngjitej në podium. Vendi i dytë i tij dhe i treti për Sergio Perez, i ka dhënë mundësinë pilotit të Ferrarit të shpallet nënkampion bote për këtë sezon të Formula 1.

Diferenca e Ferrarit në renditjen përfundimtare të Kampionatit Botëror u arrit falë aftësive të menaxhimit të gomave të pilotit nga Monako, gjë që rezultoi më efektive se ritmi i pilotit meksikan të Red Bullit në fazat e fundit të garës. Në vendin e katërt u rendit Carlos Sainz duke i mundësuar kështu Ferrarit të marrë edhe titullin nënkampion për konstruktorë. Dorëzohet Leëis Hamilton, i detyruar nga një problem në kutinë e marsheve të makinës së tij, tre xhiro nga fundi.

Russell është i pesti me Mercedesin e tij, përpara McLaren-it të Lando Norris. Vendi i nëntë dhe i dhjetë për Daniel Ricciardo dhe Sebastian Vettel. Për pilotin gjerman kjo ishte gara dhe pjesëmarrje e fundit e tij në Formula 1. Katër herë kampioni i botës fitoi pikën e fundit të karrierës së tij me vendin e dhjetë, në fund të një Çmimi të Madh GP gjatë të cilit, Seb, me Aston Martin e tij ishte i angazhuar dhe luftarak deri në fund.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "一 TOP 10 1ST ST OND FREL 9Pala 3RD BYBIT BYBİT $Tezos RACLE A Bull BYBIT $Tezos MAX lই Bull CHECO LECLERC SAINZ VERSTAPPEN FERRARI PEREZ RUSSELL MERCEDES-AMG NORRIS MCLAREN 4TH OCON ALPINE 5TH TH STROLL ASTON MARTIN RICCIARDO MCLAREN VETTEL ASTON MARTIN 7TH 8TH 9TH TH 10TH"

Mund të jetë një imazh i ‎10 persona dhe ‎teksti që thotë "‎2022 DRIVER STANDINGS AFTER ABU DHABI GRAND PRIX 2022 VERSTAPPEN م LECLERC PEREZ 454 308 RUSSELL 305 SAINZ 275 HAMILTON 246 240 NORRIS 4 OCON 122 92 ALONSO 1ਵ BOTTAS 81‎"‎‎