RTSH Sport Live

Verstappen i trembet tre rivalëve, por jo dënimit nga FIA

  • 04/02/2023
  • |
  • Formula 1
Verstappen i trembet tre rivalëve, por jo dënimit nga FIA

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Verstappen zbuloi sot emrat e rivalëve që mund ta kërcënojnë në sezonin e ri si dhe shpjegoi se dënimi i FIA-s nuk do të ndikojë në këtë duel.

Mbi dënimin – Siç dihet Red Bull është dënuar këtë sezon më 7 milionë dollarë amerikanë dhe 10% të kohës në tunelin e erës për shkak të tejkalimit të buxhetit në sezonin 2021. Penalizimi në zhvillimin e veturës në aspektin aerodinamik do të kuptohet vetëm pas Çmimit të Madh të Bahreinit. Në këtë drejtim piloti holandez mendon se dënimi i FIA-s nuk do të jetë deciziv në garën për titullin. “Kemi mjaftueshëm njerëz kompetent në fabrikën tonë dhe mendoj se kohën dhe buxhetin që do të kemi në dispozicion për të zhvilluar veturën do ta maksimalizojnë”, tha 25-vjeçari.

Mbi rivalët – Edhe pse vitin e kaluar fitoi 15 prej 22 Çmimeve të Mëdha, Verstappen mendon se këtë sezon rivaliteti do të jetë më I madh. Holandezi vlerësoi se mes pilotëve që mund të kërcënonin fronin e tij ishin  Lewis Hamilton (Mercedes), George Russell (Mercedes)dhe Charles Leclerc (Ferrari).