RTSH Sport Live

Verstappen, rivali perfekt për Hamilton

  • 26/05/2021
  • |
  • Formula 1
Verstappen, rivali perfekt për Hamilton
Piloti i Red Bull ka ndezur zjarrin e rivalitetit në Formula 1, mungonte prej kohësh

Nuk ka se sit ë shkojë më mirë, është historike. Max Verstappen dhe Red Bull nuk kishin qenë kurrë në krye të renditjes botërore në epokën hibride. Parakalimi i Leëis Hamilton dhe Mercedes u materializua në fund të Grand Prix të Monakos. Maks, në suksesin e tij të parë në Principatë, i dha një mësim të ashpër rivalit të tij në një nga cirkuitet më të vështira dhe interesante në F1. Dhe nëse është e vërtetë që rrugët e Monte Carlo rrisin aftësitë e pilotëve më shumë sesa ato të automjetit, për Hamilton kjo do të jetë një goditje e vështirë për tu harruar.

Verstappen ka ndezur kështu zjarrin e rivalitetit: rasti në Bahrein, rrotullimi në Tambourine dhe “lufta” e Montmelò kishin lënë shenjën e një kampionati botëror më në fund të ekuilibruar. Verstappen kaloi nga fjalët në vepra: Holandezi, i goditur nga kritikat dhe rezultatet si trashëgimtar i Leëis, kurorëzoi një ndjekje që filloi (verbalisht) në dimrin e 2019, me disa deklarata të helmuese drejtuar britanikut:

“Te Mercedes do fitonin 60% e pilotëve në qarkullim”. Pastaj një profeci: "Duhet të jeni në një pozicion për të vënë nën presion rivalin tuaj: nëse keni mundësi, atëherë ia komplikoni jetën shumë".