RTSH Sport Live

Verstappen vendos rekord, Leclerc e ndjek

  • 08/03/2024
  • |
  • Formula 1
Verstappen vendos rekord, Leclerc e ndjek
Kampioni i botës mahnit sërish dhe gjithashtu vendos rekordin e cirkuitit me kohën 1'27''472

Pas atij në Bahrein, Max Verstappen dominoi edhe një herë kualifikueset me Red Bull-in e tij dhe mori “pole position” për GP të Arabisë Saudite, të planifikuar për të shtunën më 9 mars në orën 18:00. Jo vetëm kaq, kampioni i botës vendosi edhe rekordin e cirkuitit me kohën 1'27''472.

Performancë e mirë edhe për Charles Leclerc me Ferrarin e tij, u rendit i dyti dhe do të startojë së bashku me Verstappen në rreshtin e parë. Në rreshtin e dytë do të jenë Sergio Perez (Red Bull) dhe Fernando Alonso (Aston Martin), në të tretin McLaren të Oscar Piastrit dhe Lando Norris. Oliver Bearman, 18-vjeçari që zëvendëson Carlos Sainz, i cili ka kryer një operacion, do të startojë i njëmbëdhjeti në rrjet me Ferrarin.

Mund të jetë një imazh i teksti