RTSH Sport Live

Vidhet një valixhe në Paris, kishte informacione sekrete për Olimpiadën

  • 28/02/2024
  • |
  • Gosip
Vidhet një valixhe në Paris, kishte informacione sekrete për Olimpiadën

Një vjedhje trondit përgatitjet për Lojërat Olimpike Verore në Paris. Në një tren që nisej nga stacioni i mirënjohur Gare du Nord, u vodh një valixhe që i përkiste një punonjësi të Bashkisë së Parisit: në të kishte një PC dhe dy çelësa USB në lidhje me ngjarjen e planifikuar për verën e ardhshme midis korrikut dhe gushtit.

Më saktësisht, pajisjet përmbanin informacione të vlefshme të ndjeshme në lidhje me planet e sigurisë së Bashkisë së Parisit për Lojërat Olimpike. Me pak fjalë, të dhëna që janë jo të papërfillshme.

Njeriu në fjalë, pikërisht një inxhinier 56-vjeçar, ka bërë denoncim të hënën e kaluar, më 26 shkurt: hetimi filloi dhe kamerat e sigurisë në oborrin e hekurudhës do të thonë shumë.