RTSH Sport Live

Vllaznia, dita e firmës me Bërdariç

  • 26/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia, dita e firmës me Bërdariç

Lidhja mes Tomas Bërdariç dhe Vllaznisë duket se ka qenë e fortë. Një ditë pas largimit të Qatip Osmanit nga pankina kuqeblu pritet që sot të zyrarizohet pasuesi i tij.    

49-vjeçari do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë ditën e sotme ku pritet që të hedhë firmën mbi kontratën e re.   

Brdariç nisi bashkëpunimin e parë me kuqeblutë në gushtin e 2020-ës dhe qëndroi në detyrë deri në mars të 2022-it. Ish-lojtari i njohur ka udhëhequr Vllazninë në triumfin e Kupës së Shqipërisë.

Me rikthimin e Bërdariç pritet që rikthehet edhe Matko Djarmati. Ky i fundit konsiderohet si i besuari i Bërdariç. Gjatë kohës kur trajneri punoi në Shkodër, Matko Djarmati mbajti detyrën e Drejtorit Sportiv.

Edhe pse roli i tij i ri nuk është përcaktuar ende, me shumë mundësi ish-lojtari i Skënderbeut, Besës, Dinamos, Kastriotit dhe Tërbunit, pritet të emërohet ndihmësi i Brdariç në pankinën e Vllaznisë.

Lëvizjet e fundit në Shkodër kanë për qëllim që të bëjnë gati ekipin për “Final 4” ku edhe synohet triumfi në kampionat, gëzim që në Shkodër mungon prej 2001-it.