RTSH Sport Live

Vllaznia hakmerret ndaj Teutës

  • 18/05/2022
  • |
  • Basketboll
Vllaznia hakmerret ndaj Teutës
Shkodranët fitojnë finalen e dytë për titull kampion, 90-71, tashmë gjithçka e hapur

Vllaznia i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” Teutës në finalen e dytë për titull kampion në basketboll për meshkuj, teksa në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër, në mbrëmjen e së mërkurës, ka fituar 90-71. Një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, teksa kështu janë kthyer emocionet e lojës së koshit për të gjithë teleshikuesit shqiptar. Pas një fillimi të barabartë, Vllaznia nis të shkëputet dhe fiton periodën e parë 21-20.

E dyta duket sikur i vë vulën suksesit të shkodranëve. 31-20 dhe në pushim Vllaznia e Damian Bekteshit kryeson 52-40. Edhe pas pushimit, Vllaznia mban të njëjtin ritëm loje. 22-11 perioda e tretë gjithnjë për vendësit dhe në total 70-51. E fundit është e barabartë 20-20, por që nuk e prish shihjen e fitores për shkodranët.

90-71 dhe 1-1 në finalet për titull kampion. Tanimë do të luhet ndeshja e tretë të shtunën në ora 19:00 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, e cila do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.