RTSH Sport Live

Vllaznia liçensohet për Kupat e Europës

  • 15/04/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Vllaznia liçensohet për Kupat e Europës
Nuk ka më pengesa, kuqeblutë kanë marrë liçensën për të marrë pjesë në aktivitetet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2021-2022

Merr fund pritja, Vllaznia ka marrë liçensën për të marrë pjesë në aktivitetet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2021-2022. Lajmi është bërë i ditur nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Në një postim të bërë në faqen zyrtare, Ademi e ka përshkruar si një kurorëzim të përpjekjeve të disa faktorëve, pavarësisht pengesave.

Postimi i bërë nga Voltana Ademi

Dua të ndaj me të gjithë një lajm fantastik: Ekipet e Vllaznisë, të vajzave dhe djemve, janë licensuar për pjesëmarrjen në Kupat e Europës!

Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët unë dua ti falenderoj me zemër!

Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licensimit të vendosura nga UEFA.