Vllaznia tregon forcën e saj në kryeqytet, pasi fiton 2-0 përballjen ndaj rivaleve të Partizanit, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit të vajzave, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Vajzat kuqeblu shënojnë shumë shpejt me Megi Doçin dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh të një goli. Ramadani shënon në pjesën e dytë golin që vendosi fatin e kësaj sfide.
Vllaznia merr fitoren e 6-të radhazi në kampionat dhe kryeson e vetme renditjen me pikë të plota (18 pikë). Ndalet Partizani, që pas 4 fitoreve radhazi pëson humbjen e parë sezonale në kampionat.