RTSH Sport Live

Volejboll Meshkuj/Kupa është e Partizanit

  • 14/03/2021
  • |
  • Të tjera
Volejboll Meshkuj/Kupa është e Partizanit
Të kuqtë kanë mundur në finale Erzenin me rezultatin 3-2(25-23, 18-25, 23-25, 25-19, 15-10)

Pas triumfit të skuadrës së femrave, Partizani triumfon në volejboll dhe me skuadrën e meshkujve, duke mundur Erzenin e Shijakut në finale e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 3-2 në një sfidë emocionuese.

Të kuqtë fituan setin e parë me rezultatin 25-23, por shijakasit arritën të përmbysin gjithçka duke fituar dy sete: 25-18 dhe 25-23. Partizani u përgjigj në setin e katërt, duke vendosur barazpeshën 2-2 me një fitore 25-19.

Në setin e pestë, atë final, shijakasit e nisën mirë, por të kuqtë arritën të marrin frenat e lojës në dorë dhe të fitojnë 15-10, që do të thotë i gjithë takimi 3-2, duke u shpallur kështu fitues të Kupës së Shqipërisë.