RTSH Sport Live

Volejboll Meshkuj/Partizani bën katër fitore radhazi

  • 19/03/2021
  • |
  • Të tjera
Volejboll Meshkuj/Partizani bën katër fitore radhazi
Të kuqtë mundën Farka Voleji 3-0 dhe përgatiten për derbin me Tiranën

Partizani në volejboll për meshkuj ka realizuar fitoren e katërt radhazi, ndërsa ka mundur Farka Volejin në fushën e kësaj të fundit 3-0. Një ndeshje e dominuar nga Partizani, ndërsa në setin e parë ka kryesuar 1-5, 12-16 dhe në fund 18-25.

Madje është në udhëheqje të rezultatit dhe në setin e dytë 11-13, 19-22, 20-22, 23-24 dhe në fund 23-25. Të njëjtën gjë bën dhe në setin e tretë, të cilin e fiton 19-25 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Ndërkohë në grupin B, Tirana ka mundur Studentin, 3-0, duke mbyllur kështu javën e katërt për meshkuj. Java tjetër do të sjellë dhe përballjen mes Tiranës dhe Partizanit.