RTSH Sport Live

Vora, fitorja kthehet në “ves”

  • 15/04/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Vora, fitorja kthehet në “ves”
Tjetër hap drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, këtë herë triumf ndaj Naftëtarit

Vora hedh edhe një tjetër hap drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, teksa këtë të shtunën, në ndeshjen e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka mundur 2-0 Naftëtarin. Nuk ka qenë një sukses i lehtë për djemtë e Artan Mërgjyshit, të cilët në fakt kanë shpërdoruar shumë.

në të vetmin moment të mirë të tyre nuk dinë të shënojnë me Lirezën, që e dërgon topin jashtë. Bashaj e Avdiu kanë momentet e tyre të arta, por u mungon finalizimi. Madje Raboshta është ndalur dhe nga shtylla e majtë pingule e portës së Naftëtari. Ndaj dhe goli del më vonesë, teksa mban firmën e Avdiut në të 31’.

Në pjesën e dytë ishte momenti i Xhemalajt për t’u ndalur nga trau. Në të 70’, Raboshta ka shpërdoruar penallti, të cilën e ka devijuar Shumeli në goditje këndi. Dhe vetëm në të 83’ vjen siguria e fitores për Vorën, teksa realizon Vrapi. Në fund ka dhe një shans për Thanën, por përsëri shtyllë e në vërshëllimën përfundimtare të Stolajt, 2-0 për Vorën, që ngjitet në kuotën e 47 pikëve në krye të grupit A.

Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Valbona ka fituar 5-2 me Shënkollin, Murlani ka mundur 2-0 Gramshin, Veleçiku, 5-0 Ilirinë dhe Sopoti, 3-1 Bulqizën. Takimet e grupit B luhen të dielën, kurse e gjithë faza e rregullt e kampionatit për t’ia lënë më pas radhën ndeshjeve shtesë përfundon më 3 maj.