Zëdhënësi i Wada-s, Xhejms Fitzgerald ka deklaruar se do të kërkojë në CAS, 1-2 vite pezullim për Janik Sinerin. Ai ka konfirmuar se nuk janë dakort për konkluzionin se tenisti italian nuk ka patur faj apo nuk ka neglizhuar në përdorimin e Clostebolit. Ai ka thënë gjithashtu se nëse Sineri dënohet nuk do t’i hiqet asnjë nga trofetë e fituar.
Jannik Sinner po bëhet gati për të luajtur në turneun ATP 500 në Doha, takimi i dytë për të në këtë sezon. Numri 1 në botë do të gjejë në Qatar Djokovic e Alcaraz, por ai vazhdon të ndjejë kërcënimin e Ëada, me seancën që do të zhvillohet në 16 dhe 17 prill në Lozanë. Zëdhënësi i shoqatës botërore antidoping, James Fitzgerald, në një intervistë, ka folur për rastin e substancës Clostebol.
Ai ka nënvizuar se do të kërkojnë në seancën e apelit në CAS, të paktën 1 vit dënim për tenistin italian. "Ne besojmë se konkluzioni që ka dalë se Sineri nuk ka faj apo nuk pa pasur asnjë neglizhencë nga ana e tij, për përdorimin e substancës Clostebol, nuk është i saktë, ndaj sipas rregullave aktuale ky veprim kërkon një periudhë pezullimi nga një deri në dy vjet.
Wada nuk po kërkon anulimin e asnjë rezultati, përveç atyre të vendosura tashmë në shkallën e parë". Zëdhënësi i Wada kujtoi se Kodi Botëror Anti-Doping ndryshon me kalimin e kohës, sepse janë vetë sportistët që kërkojnë sanksione më të rënda ndaj shkelësve.
Fitzgerald iu përgjigj edhe pyetjes së ndjeshme, në lidhje me menaxhimin dhe rregullat e substancave me dozë të ulët: "Po, kjo është reale dhe WADA po e trajton këtë çështje. Kufijtë minimalë të raportimit për substanca të ndryshme janë rregulluar për të garantuar drejtësi për sportistët që përdorin pa dashje një substancë të ndaluar, si dhe për të konfirmuar mbrojtjen e atyre që mund të ekzaminojnë Rishikimi i vazhdueshëm i Kodit Botëror Anti-Doping”.