RTSH Sport Live

Xhaka eurogol, Leverkuseni fiton Kupën e Gjermanisë

  • 25/05/2024
  • |
  • Gjermani
Xhaka eurogol, Leverkuseni fiton Kupën e Gjermanisë
31 vite pas suksesit të vetëm, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso rifiton trofeun: 1-0 në finale përballë Kaiserslautern

Eurogol nga Granit Xhaka, Kupa e Gjermanisë në duart e Leverkusenit, për herë të dytë në historinë e këtij klubi.

Bayer Leverkusen ishte favoriti i madh në finale dhe, ndryshe nga ajo që ndodhi ndaj Atalantës në Europa League, nuk gaboi. Ishte skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso që ngriti Kupën e Gjermanisë, e dyta në historinë e tyre, duke mundur 1-0 Kaiserslautern.

 Lojtari vendimtar ishte Xhaka, i cili goditi nga jashtë zonës në minutën e 16-të për të dërguar topin aty ku nuk mund të kapej nga askush. Një sukses që vjen pavarësisht performancës nën nivel, që konfirmon goditjen që pësuan në Dublin: bateritë bosh për aspirinat, pas një viti historik. Dopieta e lejon Xabi Alonson ta mbyllë i pamposhtur në tokën gjermane: 39 ndeshje pa humbje dhe 51 fitore nga 52 ndeshje sezonale.