RTSH Sport Live

Xhudisti algjerian refuzon të përballet me një izraelit, rrezikon skualifikimin

  • 26/07/2024
  • |
  • Paris 2024
Xhudisti algjerian refuzon të përballet me një izraelit, rrezikon skualifikimin
Kampioni afrikan i kategorisë -73 kilogramë mesa duket ka vendosur ta braktisë ndeshjen për arsye politike

Lojërat Olimpike nuk kanë nisur ende, por në Paris tashmë po ndezin polemika për shkak të një përplasjeje të mundshme diplomatike në xhudo. Algjeriani Messaoud Dris ka zgjedhur të mos dalë në ndeshjen e tij në kategorinë -73 kilogramë ndaj izraelitit Tohar Butbul pikërisht për shkak të kombësisë së kundërshtarit.

Kampioni afrikan i kategorisë nga viti 2022 mund të pësojë një skualifikim nga garat ndërkombëtare, të vendosur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Xhudos.

Sipas asaj që raportohet nga portali 'Ouest-France', Dris ka refuzuar të takojë Butbulin pasi Algjeria nuk e njeh shtetin e Izraelit, duke përsëritur atë që ndodhi në Tokio 2020 nga bashkatdhetari i tij Fethi Nourine. Edhe në atë rast ai do të ishte përballur me Butbulin, një kundërshtar në atë rast në raundin e dytë, një arsye që e shtyu atletin afrikan të hiqte dorë nga pjesëmarrja për shkak të mbështetjes së tij për çështjen palestineze.

Në atë rast Nourine u sanksionua me një ndalim dhjetëvjeçar në shtator 2021 për "bërjen e propagandës politike dhe fetare dhe shkeljen e statutit olimpik".