Dinamo rigjen ritmin duke fituar 2-0 përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, Zabërgja zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, ndërsa në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 70-të, Nani shënoi golin e sigurisë.
Kështu, të besuarit e trajnerit Ilir Daja “blindojnë” vendin e katërt në klasifikim me 24 pikë, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 17 pikëve në vendin e 6-të.