RTSH Sport Live

Zagallo shtrohet në spital. Pelé: Kurajo, ujk i vjetër

  • 28/07/2022
  • |
  • Të tjera
Zagallo shtrohet në spital. Pelé: Kurajo, ujk i vjetër
Ish-trajneri 91-vjeçar i Brazilit ndodhet në spital me një infeksion respirator dhe 'O Rei', ish-shoku i tij i skuadrës në Seleçao, i shkruan në rrjetet sociale.

Tifozët brazilian dhe dashamirët e futbollit janë në ankth për gjendjen e Mario Zagallo, 91 vjeç, më 9 gusht, i shtruar në një spital në Barra da Tijuca (Rio de Janeiro), për një infeksion të frymëmarrjes. Ish-trajneri i Seleçao, kampion bote si futbollist dhe si trajner, është "në kushte të qëndrueshme në njësinë e kujdesit gjysmë intensiv. Negativ ndaj Covid, Zagallo është i kthjellët dhe nuk ka nevojë për ndihmë në frymëmarrjes", kanë bërë të ditur drejtuesit e spitalit me anë të një shënimi.

Vetëm ditët e fundit, kampioni i shumëfishtë i botës pothuajse 91-vjeçar përfundoi në vendin e dytë në një sondazh ku morën pjesë 100 trajnerë dhe që zgjodhi Tele Santana si trajnerin më të mirë në historinë e futbollit brazilian. Duke folur për legjendat, ish-shoku i tij i skuadrës, Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, i dërgoi Zagallo-s një mesazh në rrjetet sociale. "Miku im i madh, e di që po kalon një kohë të vështirë, por nga këtu të dërgoj energji pozitive! Së shpejti do të shërohesh plotësisht, me të njëjtën forcë si kurrë! Kurajo, ujk i vjetër", ka shkruar 'O Rei' .