RTSH Sport Live

Zaniolo tek Galatasaray, kontratë deri në 2027

  • 07/02/2023
  • |
  • Itali
Zaniolo tek Galatasaray, kontratë deri në 2027
Tërmeti që shkatërroi Turqinë e ngadalësoi operacionin, por negociatat përfunduan me një notë pozitive: rreth 20 milionë euro për Romën

Nicolò Zaniolo është gati t'i bashkohet Icardit dhe Mertens në Stamboll. Pas ditëve të stuhishme në merkato, negociatat për kalimin nga Roma në Galatasaray përfunduan pozitivisht. Pasi kishte marrë lejen nga klubi verdhekuq, ai fluturoi për në Turqi pasdite ku u ul rreth orës 20:00, parashikohen ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës deri në vitin 2027 për një marrëveshje që duhet të mbyllet deri të mërkurën, dita e fundit e disponueshme për transferime në tregun e transferimeve në Turqi.

Një negociatë e ngadalësuar nga tërmeti që shkatërroi pjesën e kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, por që më pas vazhdoi me shpejtësi deri në tymin e bardhë. Biseda e së hënës në mbrëmje mes Pintos dhe drejtuesve të Galatasaray ishte vendimtare.

Zaniolo i ka thënë po një kontrate katërvjeçare me vlerë 3.5 milionë në sezon plus bonuse (pra pothuajse dyfishi i pagës që merrte te Roma) dhe me një klauzolë lirimi prej 35 milionësh që mund ta lejojë atë të kthehet në Itali gjatë verës (Milan? Napoli? ). Rreth 20 milionë do të shkojnë për Romën (15% përfundon tek Interi) të pagueshme në disa këste, tashmë priten vetëm formalitetet burokratike dhe statusi zyrtar.