RTSH Sport Live

Zhang: Nuk do ketë probleme me rinovimet, dua një lojtar kinez tek Interi

  • 25/04/2024
  • |
  • Itali
Zhang: Nuk do ketë probleme me rinovimet, dua një lojtar kinez tek Interi

Steven Zhang shpreson që një ditë të sjellë një lojtar kinez në Inter, por "për momentin nuk ka lojtarë të përshtatshëm. E kam menduar shpesh këtë mundësi, por prioriteti është krijimi i një skuadre që të jetë në lartësinë e duhur".

Presidenti i zikaltërve, shton: "Nuk duhet të ketë asnjë problem me rinovimet, nuk do të jetë një gjë e menjëhershme, por do të kërkojë një proces. "

Për çështjen e stadiumit të ri” “Në Itali problemi është i ndërlikuar, rrezikon të jetë një çështje e gjatë”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Interit.