RTSH Sport Live

Zhegrova dopietë, Lille fiton

  • 29/03/2024
  • |
  • Kosova
Zhegrova dopietë, Lille fiton
Sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola në fitoren 2-1 përballë Lens

Edon Zhegrova vazhdon të surprizojë me paraqitjen e tij si me përfaqësuesen e Kosovës ashtu dhe me skuadrën e tij, Lens. Pas dy ndeshjeve me përfaqësuesen, kundër Armenisë dhe Hungarisë, u rikthye në Francë, për ndeshjen e javës së 27-të të Ligue 1 për të vendosur firmën e tij në fitoren 2-1 në shtëpi përballë Lens.

Zhegrova(dopietë) shënoi golin e parë në minutën e 9-të me një veprim mjaft të bukur, si në kontroll ashtu dhe në finalizim, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh. Goli i dytë mbërriti në minutën e 60-të, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 77-të nga Ounas. Ndërkohë, për skuadrën mike goli i vetëm u shënua nga Wahi në minutën e 78-të.

Me dopietën e shënuar mbrëmjen e së premtes, sulmuesi i Kosovës ngjitet në kuotën e 11 golave në të gjitha garat, ndërsa Lille është momentalisht në vendin e tretë në klasifikim me 46 pikë.