RTSH Sport Live

Zidane kërkon Francën

  • 24/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Zidane kërkon Francën
Ish-mesfushori synon të ulet në stolin e “Gjelave”

Gjatë javëve të fundit është folur shumë për interesimin e Manchester United, por Zinedine Zidane ka një tjetër objektiv, kombëtaren e Francës. Ish-trajneri 3 herë kampion Europe planifikon të rikthehet vetëm me kushtin që ajo të jetë skuadra kombëtare. Ky është përfundimi në të cilin del e përditshmja “Mundo Deportivo” sipas të cilës, ish mesfushori vazhdon të jetojë në Madrid edhe pse prej muajsh është larguar nga Reali i Madridit.

Në këtë mënyrë ai ka kthyer pas të gjitha ofertat që kanë mbërritur nga Anglia me Manchester United dhe Neëcastle në krye të listës. Gjithsesi, për momentin posti i trajnerit të Francës nuk është vënë në diskutim nga federata që ka rinovuar besimin për Didier Deschamps. Ish mbrojtësi dhe trajneri kampion bote do të qëndrojë minimalisht deri në fund të Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Zidane shpreson që largimi i Deschamps të bëhet më parë se ky afat por ai vazhdon të mbetet i bindur se duhet të drejtojë vetëm kombëtaren e gjelave, ose në rastin më të keq të mundshëm skuadrën e PSG. Në këtë mënyrë, ai nuk do të jetë i detyruar të largohet nga Madridi ku familja e tij ndihet mirë dhe shumë komode.