RTSH Sport Live

Zyrtar: Luka Modric rinovon deri në vitin 2022 me Real Madrid

  • 25/05/2021
  • |
  • Spanjë
Zyrtar: Luka Modric rinovon deri në vitin 2022 me Real Madrid
Marrëveshja ishte arritur që në dhjetor, por zyrtarizimi mbërrin pas përfundimit të sezonit

Luka Modric ka rinovuar kontratën edhe për një vit me Real Madrid. Mesfushori, në skadencë të kontratës më 30 qershor 2021, ka vendosur të rinovojë me klubin madrilen deri në qershor 2022. Ishte pikërisht klubi i Florentino Perez që shpalli marrëveshjen, duke shpërndarë në rrjetet sociale një foto të ish Topit të Artë së bashku me presidentin dhe fanellën me numrin 2022 që festonte zgjatjen.

Në fakt, një marrëveshje e tillë mes klubit dhe lojtarin ishte arritur që në muajin dhjetor, por ishte vendosur që zyrtarizimi të bëhej vetëm pasi të mbyllej sezoni. Blancos, si gjithmonë, janë besnikë të politikave të tyre: rinovim me një sezon për të gjithë ata lojtarë që janë mbi 30 vjec.

Kroati ka gjithcka të qartë në planin e tij, të pranojë kushtet e madrilenëve dhe të mbyllë karrierën pikësisht me këtë skuadër, me të cilën ka fituar gjithcka.