RTSH Sport Live

Zyrtare: Erbim Fagu është trajneri i ri i Tiranës

  • 20/02/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Zyrtare: Erbim Fagu është trajneri i ri i Tiranës

Konfirmohet lajmi i publikuar nga RTSH Sport: Julian Ahmataj largohet nga drejtimi i Tiranës dhe në krye të stolit bardheblu ulet Erbim Fagu. Ka qenë klubi kryeqytetas që sapo ka zyrtarizuar trajnerin e ri me anjë të një postimi në rrjetet sociale në kanalet zyrtare.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu. Pas një experience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave brenda dhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës.

Fagu është tekniku i cili ka dhënë kontribut të madh gjatë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt titullit kampion. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhjen trajnerit Erbim Fagu. Në zemër gjithmonë bardhe e blu!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Erbim Fagu ka spikatur në karrierën e tij si futbollist me fanellën e Tiranës dhe më pas ka punuar me skuadrat e moshave të klubit bardheblu. Së fundmi 36-vjeçari ka punuar në Holandë.