Mungonte vetëm zyrtarizimi, që ka ardhur ditën e sotme. Ivan Gvozdenovic është trajneri i ri i AF Elbasanit. 46-vjeçari mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës verdheblu, duke zënë vendin e lënë bosh nga Roberto Bordin, që dha dorëheqjen ditën e djeshme.
Në konferencën për shtyp ka qenë drejtori sportiv i klubit verdheblu Elton Guranjaku, ai që ka bërë prezantimin e trajnerit të ri.
Vetëm pak ditë pas largimit nga Skënderbeu, Gvozdenovic nis një aventurë të re në Abissnet Superiore, tashmë në krye të Elbasanit.