Ismet Munishi është trajneri i ri i Dukagjinit, skuadër që militon në elitën e futbollit kosovar. Ka qenë vetë klubi nga Klina që ka bërë publik lajmin, përmes një njoftimi në rrjetet zyrtare.
“Sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës. Na prift e mbara, Ismet Munishi”, shkruhet në njoftim.
Ismet Munishi, një emër i njohur në Kosovë, pasi ka drejtuar më parë edhe skuadra si Ballkani, Prishtina, Gjilani apo Drita, zë vendin e Armend Dallkut në stolin e Dukagjinit.