RTSH Sport Live

Zyrtarizohen datat dhe kalendari i kampionatit italian për sezonin e ri

  • 04/07/2024
  • |
  • Itali
Zyrtarizohen datat dhe kalendari i kampionatit italian për sezonin e ri

Lindi zyrtarisht Seria A për sezonin 2024-2025. Është zbardhur kalendari i kampionatit italian të futbollit, ndeshjet e të cilit do të nisin në fundjavën e 17-18 gushtit dhe do të mbyllen në fundjavën 24-25 majit.

Pushimet për t'u lënë vend ekipeve kombëtare, të cilat do të luajnë si në Ligën e Kombeve ashtu si edhe në kualifikueset për Botërorin e radhës, janë planifikuar nga 2 deri në 10 shtator, nga 7 deri më 15 tetor, nga 11 deri më 19 nëntor 2024 dhe nga data 17 deri në 25 Mars 2025.

Do të ketë vetëm një raund në mesjavë dhe nuk do të ketë pushim dimëror: do të luhet në fundjavat e 22 dhjetorit, 29 dhjetorit dhe 5 janarit. Në fund, Final Four i Superkupës së Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në Riad, më 3-4 janar 2025, me finalen më 7, në stadiumin e Universitetit King Saud.

Java e parë e Serie A

Bologna-Udinese

Cagliari-Roma

Empoli-Monza

Genoa-Inter

Verona-Napoli

Juventus-Como

Lazio-Venezia

Lecce-Atalanta

Milan-Torino

Parma-Fiorentina