RTSH Sport Live

“Budapest 2023”, Gega siguron një vend në finalen e 3000 metrave me pengesa

  • 23/08/2023
  • |
  • Sporte të tjera
“Budapest 2023”, Gega siguron një vend në finalen e 3000 metrave me pengesa

Kampionati Botëror i Atletikës nuk ka mbaruar ende për Luiza Gegën. Kampionia shqiptare ka arritur objektivin e saj duke siguruar pak çaste më parë kualifikimin për në finalen e madhe të garës të 3000 metrave me pengesa.

Gega, e cila pas një seance stërvitore para dy javësh pësoi një dëmtim të lehtë në 3 muskujt kryesorë pas kofshës, ka arritur që të renditet e treta në Baterinë e tretë. Me kohën 9:17:71 ajo u la pas nga keniania Jackline Chepkoech e cila përshkroi distancën për 9:16:41 dhe nga atletja nga Etiopia, Zerfe Wonmdemagegn (9:16:97).

Gara finale e 3000 metrave me pengesa do të mbahet pas katër ditësh.