RTSH Sport Live

“Davis Cup”, Serbia prezantohet me këngë patriotike

  • 24/11/2023
  • |
  • Evente Sportive
“Davis Cup”, Serbia prezantohet me këngë patriotike

“Daivs Cup” është përdorur nga Serbia si një “skenë” për të propaganduar narrativën e saj. Ditën e djeshme skuadra serbe e tenisit është futur në arenën e Malagës nën tingujt e muzikës “Veseli se srpski rode” e kënduar nga Danica Crnogoreçeviç.

“Le të valvitet flamuri serb nga Prizëreni deri në Rumija” është njëri nga vargjet, të cilat i referohet dy qyteteve, të cilat siç dihet janë pjesë e Kosovës dhe Malit të Zi.

Kënga e cila evokon beteja, luftëtarë dhe data “të shenjta” për Serbinë është një “himn” për ultranacionalistët e vendit ballkanas.

Sa i përket aspektit sportiv Serbia kaloi Britaninë e Madhe duke siguruar një vend në gjysëmfinalet e këtij kompeticioni. Ndërsa tenisti Novak Xhokoviç në më shumë se një rast u kap me tifozët ishullorë, të cilët sipas tij nuk kishin rrespekt për lojtarët duke i shqetësuar teksa luanin.