Ingebrigtsen dhe Duplantis kanë bërë përsëri historinë pasi në mitingun e 12-të sezonal të “Wanda Diamond League” kanë vendosur rekorde të reja në disiplinat respektive.
Norvegjezi ka vendosur rekord të ri botëror në garën e 3000 metrave duke i përshkruar për kohën 7:17.55. Këtë rekord e mbante keniani Daniel Komen me kohën 7:20.67 të vendosur në 1996.
Po sot Mondo Duplantis në disiplinën e kërcimit me shkop ka vendosur rekord të ri, të dhjetin personal, pasi kërceu 6.26 metra.