RTSH Sport Live

“Një tokë pa mbretin e saj”

  • 19/05/2023
  • |
  • Sporte të tjera
“Një tokë pa mbretin e saj”
Shkruhet në kopertinën e L'Équipe për mungesën e Nadalit në Roland Garros

Njoftimi i Rafael Nadalit se ai nuk do të luajë në Roland Garros në 2023, se do të jetë jashtë skuadrës për disa muaj dhe ku ai la të kuptohet se sezoni 2024 do të jetë i fundit për të përpara se të tërhiqet, natyrisht që ka bërë bujë në mediat kryesore në mbarë botën, por ky lajm ka pasur një ndikim të madh në gazetën franceze L'Équipe për shkak të lidhjes që Nadal ka krijuar me turneun Roland Garros në 15 vitet e fundit.

Gazeta sportive franceze i kushton pothuajse të gjithë kopertinën e të premtes së 19 majit, me një foto të Nadalit të shtrirë në dheun e fushsës së Philippe Chatrier në Roland Garros dhe me titullin "Një tokë pa mbretin e saj".

L'Équipe përfshin gjithashtu në kopertinën e saj detajet e konferencës për shtyp të Nadalit, me emrin e tenistit spanjoll me germa të mëdha: “RAFAEL NADAL, katërmbëdhjetë herë kampion i Roland Garros, tha se nuk do të garojë në edicionin e 2023 nga 28 maj - 11 qershor, për shkak të një dëmtimi në kofshë. Spanjolli, gjithmonë i pranishëm në Paris që nga viti 2005, ka njoftuar se do të tërhiqet pas sezonit 2024”.

Nuk është kopertina e parë dhe as e fundit e madhe që gazeta prestigjioze franceze i kushton Nadalit, pasi L'Équipe ishte pararendësi i statujës së Rafa Nadal të vendosur në ambientet e Roland Garros, së cilëës gjithashtu i kushtoi një kopertinë të paharrueshme. Pas fitimit të turneut të Roland Garros në 2022 L’Equipe titullonte “I përjetshëm në tokë” duke theksuar faktin e pathyeshmërisë së tenistit spanjoll në fushën me dhe të kuq të Roland Garros.

Gazeta nënvizon edhe faktin se të gjithë të apasionuarit e Nadalit nuk do të mund të shohin figurën e spanjollit në fushë, duke bredhur pas topit të tenisit për t’iu dhënë emocione të gjithë të pranishmëve.