RTSH Sport Live

“Tirana Beach Volley Open” ul siparin

  • 28/08/2023
  • |
  • Evente Sportive
“Tirana Beach Volley Open” ul siparin
Turneu në kuadër të “Tirana European City of Sport” u zhvillua gjatë fundjavës

“Tirana Beach Volley Open”, apo Turneu i Hapur i Volejbollit të Plazhit erdhi për herë të parë në Tiranë si një veprimtari në kuadër të “Tirana European City of Sport” dhe u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 gusht në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Kjo veprimtari dhuroi spektaklin e volejbollit në rërë gjate 3 ditëve te këtij turneu, duke marrë edhe vlerësimin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Projekti “Tirana Beach Volley Open" kishte për qëllim të promovojë sportin e volejbollit në rërë, masivizimin e eventeve në mjedise të hapura, si dhe promovimin e Tiranes si një atraksion te turizmit sportiv dhe sipas organizatorëve, ia arriti qëllimit. Gjithçka u mbyll të dielën në mbrëmje me finalet dhe ceremoninë e fituesve.