Lionel Mesi ka marrë edhe pikët e plota nga Shqipëria për fitimin e Topit të Artë, i teti në karrierën e tij të shkëlqyer.
Çmimi që jepet nga France Football vendoset me votimin e gazetarëve sportivë nga gjithë bota dhe për Shqipërinë votues është Besnik Dizdari, gazetar veteran sportiv dhe president i shoqatës së gazetarëve sportivë. Dizdari ka votuar për argjentinasin si fitues i Topit të Artë, pas tij norvegjezin Haland dhe francezin Mbape.
Dizdari ka votuar për brazilianin Ederson si portieri më i mirë, por fitues i Çmimit Jashin u zgjodh argjentinasi Martinez, heroi i botërorit me penalltitë e pritura dhe rastin e Kolo Muani në fundin e kohës shtesë në finalen me Francën.