Falë dy golave të Dejvi Bregut, Dinamo Siti ka marrë tri me shumë vlerë përballë skuadrës së Laçit. Skuadra e Ilir Dajës ka gjetur fitoren e parë në Abissnet Superiore pas plot katër barazimesh.
Sulmuesi dinamovit rrealizoi një super gol në minutën e dytë të takimit me një goditje nga distanca duke i lehtësuar shumë gjërat për ekipin vendas. Në fraksionin e dytë Dinamo gjeti edhe golin e sigurisë falë një penalltie të kthyer në gol po nga Bregu.
Pas 26 takimesh Dinamo Siti është në vendin e dytë me 44 pikë ndërsa Laçi mbetet në vendin e pestë me 30 pikë.