Edhe pse kërkoi më shumë fitoren, Laçi duhet të kënaqet me një pikë në ndeshjen me Egnatian, e cila u tregua mjaft cinike duke e ndëshkuar në momentin kur vendasit po i shkonin shumë pranë golit të dytë.
Laçi shënoi me Mjakin në minutën e 34-të të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e kurbinasve. Në pjesën e dytë rrogozhinasit barazuan rezultatin me Jahaja në minutën e 55-të.
Pas këtij barazimi Egnatia mban vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 6-të.