RTSH Sport Live

VAR-i protagonisti i klasikes, nuk ka gola në “Niko Dovana”

  • 13 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
VAR-i protagonisti i klasikes, nuk ka gola në “Niko Dovana”

Mbyllen në barazim pa gola dy sfidat e fundit të javës së 29-të të kampionatit Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena” nuk ka fitues në klasiken mes Tiranës dhe Vllaznisë, që përfundon 0-0. “Thatësirë” golash ka edhe në “Niko Dovana”, aty ku Teuta dhe Elbasani ndajnë nga një pas barazimit të bardhë 0-0.

Tirana nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në “Elbasan Arena” përballë Vllaznisë. Bardheblutë shënojnë dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Zharmuni dhe më pas me Ernest, por në të dy rastet ndërhyn VAR, që anulon golat për pozicion jashtë loje.

Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, si Tirana edhe Vllaznia nuk arrijnë të shënojnë. Mbyllet në barazim 0-0 klasikja e futbollit shqiptar. Vllaznia ngjitet në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Tirana shkon 30 pikë.

Në barazim pa gola 0-0 është mbyllur edhe përballja Teuta-Elbasani. Durrsakët ngjiten në kuotën e 29 pikëve, ndërsa verdheblutë në kuotën e 36 pikëve.