RTSH Sport Live

Abissnet Superiore/ Teuta bën surprizën e madhe duke mundur Skënderbeun 3-2

  • 11/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore/ Teuta bën surprizën e madhe duke mundur Skënderbeun 3-2

Teuta ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 3-2 në favor të miqve, të cilët triumfuan me përmbysje.

Golin e parë të sfidës e shënoi Skënderbeu me Ardit Nikajn. Sulmuesi i korçarëve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8-të. Ndërsa, për barazimin, Teuta mendoi në minutën e 37-të, me Ledio Beqjan që mbyll në baraspeshë pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Teuta ishte më kërkuese duke gjetur golin edhe dy herë të tjera. Ishin Preknicaj dhe Arsid Kruja ata që përmbysën ndeshjen. Goli i Rashicës në fund nuk vleu dhe ishte thjeshtë për statistika.