RTSH Sport Live

Adidas konfirmon falë çipit: Ronaldo nuk e preku topin e 1-0

  • 29/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Adidas konfirmon falë çipit: Ronaldo nuk e preku topin e 1-0
Prova falë çipit të instaluar në Al Rihla, i përdorur gjithashtu në zbulimin gjysmë automatik të pozicionit jashtë loje

Goli që zhbllokoi ndeshjen Portugali-Uruguaj, në ditën e dytë të Kupës së Botës 2022, nuk ishte i Cristiano Ronaldos. FIFA tashmë ia kishte dhënë golin Bruno Fernandes, autorit të krosimit, pasi pamjet televizive kishin zbuluar se CR7 nuk kishte devijuar trajektoren, megjithë shkëputjen e madhe dhe ngazëllimin e papërmbajtshëm. Konfirmimi përfundimtar, megjithatë, vjen nga teknologjia dhe në veçanti nga çipi i instaluar në Al Rihla, topi adidas i përdorur në kompeticionin e kampionatit botëror: sensori nuk zbuloi asnjë prekje.

Por si funksionon saktësisht ky sistem inovativ? Shpjegimi vjen direkt nga adidas: brenda topit të ri Al Rihla ka një sensor që gjurmon çdo moment të lojës, mjaft i ndjeshëm për të dalluar prekjen. Teknologjia e lidhur regjistron momentin e saktë të prekjes së topit, me një saktësi prej 2 milisekonda. Kjo veçori kontribuon duke kombinuar të dhënat e gjurmimit të topit të marra nga sensorët dhe duke aplikuar inteligjencën artificial, në funksionimin korrekt të teknologjisë së re gjysmë automatike dhe të pozicionit jashtë loje.