RTSH Sport Live

All-Star Contest, Kërri finalizuesi më i mirë, Ioneskun në histori

  • 18/02/2024
  • |
  • Evente Sportive
All-Star Contest, Kërri finalizuesi më i mirë, Ioneskun në histori

Ashtu siç është bërë traditë tashmë NBA në javën e tretë të muajit shkurt ndalon për t’i dhënë jetë një spektakli unik në llojin e vet. Sot në mbrmje në Indianapolis do të luhet ndeshja mes më të mirëve të dy konferencave të ligës më të bukur të basketbollit në botë.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar u zhvillua një tjetër spektakël, ku protagonistë ishin basketbollistë dhe… basketbolliste. Mes disiplinave të ndryshme ishte edhe ajo mes finalizuezve më të mirë për tri pike ku përballë njëri-tjetrit ishte një basketbollist i NBA dhe basketbolliste të WNBA.

Dueli mes Stef Kërrit të Golden Stejt Warriors dhe Sabrina Ioneskut të Nju Jork Liberty-t pritej me shumë emocion nga ekspertët, të cilët konsiderojnë basketbollisten si rivale të denjë të katër herë kampionit të botës. Në fund të këtij dueli triumfoi Kërri, i cili ishte autor i 29 pikëve ndërsa basketbollistja 26-vjeçare shkoi shumë pranë triumfit përballë atij që dikur ka qenë idhulli i saj, duke realizuar vetëm tri pikë më pak.

Stef Kërri mban rekordin në këtë garë pasi në 2021 realizoi plot 31 pikë.

Finalizuesit më të mire për 2024-ën:

Stef Kërri - 29

Sabrina Ionesku - 26

Damian Lilard - 26

Trae Jang - 26

Karl Entoni-Touns - 26

Tajris Halibërton - 26