Në vigjilje të ndeshjes mes Mançester Junajtid dhe Arsenal, trajneri i “Djajve të kuq” ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp dhe ka pranuar se koha e tij në dispozicion për të sjellë në shina ekipin po mbaron.
“Junajtid ndryshon nga Arsenal, është një klub tjetër dhe nuk mund të them se do të kem në dispzicion kohën që pati Arteta në Londër për të ndrequr situatën. Për takimin e ditës së diel na duhet që të mbijetojmë dhe të mundohemi të marrim maksimumin”, pranoi tekniku portugez.
Në dy sezonet e para në Londër Arteta mori dy vende të teta në Premier, por tani gjërat kanë ndryshuar pasi prej vitesh “Topçinjtë” po luftojnë për titull. Krejt ndryshe paraqitet realiteti në “Old Trafford” me Junajtid, i cili “noton” të ujra të turbullta në Premier duke u renditur në vendin e 14-të.