Gjatë kthimit nga ditët e lavdisë, ai ishte gjithnjë midis 11 lojtarëve më të mirë të Kupës së Botës, sepse ky është vendi i tij, me lojtarët më të mëdhenj në planet. Amrabat sëbashku me Mbappè e Messin, kush do ta mendonte këtë? Më pas zbuloi se në Marok i kushtuan një mural gjigant pranë një luani, si ato që ua kushtojnë legjendave. Dhe këtë e ka postuar edhe në video. Krenaria e duhur, jo kotësia, për ata që kanë mundur të kapin momentin dhe që duan ta zgjerojnë atë në një moment magjik.
Të gjithë janë të çmendur pas Amrabatit, njeriu kyç i një Maroku që i mahniti të gjithë në Katar. E Fiorentina po pret me ankth të mbushë arkat e klubit nga shitja e këtij lojtari të çmuar. Ai u ble 18 milion euro, por pas Botërorit vlera e marokenit ka shkuar në 40 milionë, e pse jo, edhe 45. Liverpooli i Klopp është në gjurmët e tij: duan të blindohen edhe me Amrabat, si lojtari ideal për ta. Por edhe Tottenhami i Contes po e ndjek marokenin.
Ndëras nga La Liga, Sevilla dhe Atletico Madrid janë në krye. E Fiorentina thotë se lojtari nuk shitet, të paktën deri në 2025 kur me një opsion automatik, atij i mbaron kontrata. Por problemi do të lindë sërish këtë verë sepse Amrabat dëshiron të luajë në Champions League, detyrë e ngarkuar edhe nga trajneri i tij. E trajneri i Marokut, Regragui vazhdon të përsërisë se "me gjithë respektin për Fiorentinën, Sofyan meriton një skuadër më të madhe".
Amrabat kthehet në Firence më 1 janar, siç është rënë dakord. Nuk ka gjasa që ai të luajë ndeshjen e parë kundër Monzës në datën 4 janar, por ndërkohë ai tashmë po punon për t’i bërë një nisje të mirë kampionatit.