RTSH Sport Live

Anglia me “plan B” kundër Andorrës

  • 08/10/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Anglia me “plan B” kundër Andorrës
Luhet në fushë me barë artificial, Sauthgejt bën gati skuadrën e dytë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate mund të luajë me ekipin ‘B’ kundër Andorrës me frikën se ndeshje do të luhet në fushë me bar artificial. Anglia do të ketë në fushë një skuadër shumë të ndryshuar nga ajo që barazoi 1-1 në Poloni muajin e kaluar. Kapiteni i Tre Luanëve, Harry Kane ka patur shqetësime në kyçin e këmbës, e nëse luan në fushën me bar artificial atëherë problemi për të mund të bëhet më i madh.

Sulmuesi i Tottenhem dëshiron të luajë, por për të është vendosur të jetë në stolin e Anglisë. Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Ben Chilwell është thirrur nga Southgate dhe është gati për të veshur fanellën e 3 luanëve. Dëtmimi i Harry Maguire e ka përjashtuar atë nga këto dy kualifikuese të Kupës së Botës, kështu që në qendër të mbrojtjes së Anglisë do të ketë ndryshime. Dhe tërheqja e Kalvin Phillips mund të nënkuptojë një kthim për Jordan Henderson të Liverpoolit.

 Jadon Sancho i Manchester United mund të paraqitet në mesfushë, së bashku me kapitenin e Southampton, James Ward-Prowse. Luke Shaw, ndërkohë, thotë se Sancho po u tregon shokëve të tij të skuadrës te Manchester United se çfarë talenti ka. Aaron Ramsdale është i prirur të shfrytëzojë shansin e tij me Anglinë me të dyja duart dhe të dëgjojë këshillat e David Seaman.

23-vjeçari është rikthyer në skuadrën e Tre Luanëve, me shpresën se do të fitojë të drejtën për të lauhtur ndeshjen e tij të parë në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Hungarisë. Anglia është në grupin I kualifikues të Kupës së Botës, Katar 2022. Ajo kryeson grupin me 16 pikë, me 5 fitore dhe një barazim. Ndërsa kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë në grup me 12 pikë.

Anglia do të presë Shqipërinë në 12 nëntor të këtij viti, ndërsa ndeshja e luajtur në Tiranë, midis këtyre dy skuadrave ka përfundur 2-0 në favor të kombëtares angleze.