RTSH Sport Live

Anglia nuk fal, kualifikohet edhe SHBA-ja

  • 29/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Anglia nuk fal, kualifikohet edhe SHBA-ja
Kundër Uellsit vendosën Rashford (dopietë) e Foden në pjesën e dytë. Pulisic firmos kualifikimin e SHBA-së

Anglia mundi Uellsin 3-0, kualifikohet në raundin e 16-shes të Kupës së Botës 2022 si kryesuese e Grupit B dhe tani do të përballet me Senegalin të dielën në mbrëmje. Ndeshje e dominuar nga të besuarit e Southgate, të cilët vendosin derbin britanik midis minutave 50 dhe 51: fillimisht gjuajtja e lirë nga Rashford (Ëard jo pa faj) dhe më pas goditja nga Foden me një asistim të Kane. Në minutën e 68-të sulmuesi i Mançester Junajtid e bën atë të trefishtë, me të majtën nën këmbët e portierit. Uellsianët, të cilët e përfunduan grupin në vendin e fundit, u zgjuan vonë dhe patën një shans të dyfishtë me James  dhe Moore, gjuajtja e të cilit u devijua nga Maguire dhe refuzua nga Pickford.

Aventura e Iranit në Kupën e Botës përfundon me një humbje (të merituar). Aziatikët mposhten 1-0 nga Shtetet e Bashkuara, të cilat i kalojnë në renditje dhe nënshkruajnë një tjetër eliminim në grup për skuadrën e Queiroz. Heroi i SHBA-së është Pulisic, i cili shënoi në minutën e 38-të dhe dëmtohet në të njëjtin aksion, duke u larguar në interval. Formacioni i drejtuar nga Berhalter e mbyll kështu pas Anglisë dhe do të sfidojë Hollandën në 16-she.